Në kuadër të festivalit ,,Festimet muzikore të vjeshtës” sonte në ora 19 në hollin e Operës dhe Baletit Nacional do të kenë një koncert pianistet SaraProjkoska, MarijaVrshkovska dhe Elena Atanasovska-Ivanovska. Në programin e koncertit të titulluar,,Muzika në 30 gishta”, janë vepra nga Çerni, Kras, De Fala , Rahmaninov dhe Bajnov, njoftuan nga Drejtoria e Kulturës dhe Arteve të Shkupit.
Koncerti është organizuar me respektimin e protokollit shëndetësor për ngjarje publike.