Koncert i Plamenka Trajkovska – trio harkore në Strumicë

од admin_kult

Plamenka Trajkovska- trio harkore,sot me fillim në ora 19:00 do të realizojnë koncert në IN Qendra për Kulturë Anton Popov në Strumicë.Në kuadër të këtij programi në koncertin i cili titullohet “Jubile”, janë vepra të kompozitorëve të cilët këtë vit festojnë jubile si:kompozitori italian Tomaso Albinjoni,Kamij Sen Sans dhe Astor Pjacola.Grupi kamertal bën prerje të veprave më të njohura nga këto autorë si: “Adago” nga Albinjoni, ”Dans Makabre”,”Mjellmë” nga Sen Sans dhe veprat më të njohura nga Pjacola si “Liberango”, “Night Club 1960” dhe të tjera.Të gjitha kompozimet janë në aranzhman për grup kamertal nga Plamenka Trajkovska.

Në përbërjen e grupit harkorë përkrah Plamenka Trajkovska do të performojnë edhe Lubica Boshkoska në violë dhe Aleksandra Janevska në violonçelo.

Grupe kamertale të Plamenka Trajkovskës,punojnë në mënyrë aktive për afirmimin e muzikës klasike tek publiku më i gjërë dhe kanë performuar në të gjitha skenat në Maqedoni.Ato krijojnë koncerte me muzikë klasike dhe koncerte të cilat janë në stilin modern klasik.Kohë më parë ata realizuan një koncert në IN Qendrën për Kulturë Kriva Palanka me sukses të jashtëzakonshëm si trio harkore dhe me programë në stilin modern klasik.

Vitet e fundit punojnë në mënyrë intenzive në afirmimin e muzikës klasike deri tek fëmijët dhe krijojnë koncerte të ndryshme për fëmijë,siç janë koncertet: Muzika dhe filmi vizatimor,Çka është ajo…kuarteti harkor,Mocartisimo,Muzika dhe vallëzimi  .

Koncerti realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe IN Qendrës për Kulturë Anton Popov në Strumicë.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе