Kori Kamertal Femëror “Shën Zlata Meglanska” nën dirigjim të Letka Dimovska – Polizova, me rastin e jubileu 25 vjeçar të ekzistencës së tij,mbrëmjen e sotme në kuadër të manifestimit “Festimet muzikore të vjeshtës” do të mbajë koncert me titull “Shën Zlata feston”. Koncerti fillimisht ishte planifikuar të zhvillohej më datën 30 nëntor, por për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme u zhvendos për mbrëmjen e sotme, ndërsa do të zhvillohet në ora 20:30 në Foajenë e Operës dhe Baletit Nacional.
Në koncert si mysafirë do të performojnë: kitaristi Vlatko Stefanovski, Sanja Shuplevska – violinë, Orce Nikolovski – fagot, Ansambli Kamertal “Polifonia”, Davor Jordanovski aranzhman dhe piano, Kalina Velkovska – Kali – vokaliste dhe Ivan Eminoviq në piano.Në program përfshihen vepra nga Prokopiev, Shuplevski, Skalovski, Zografski, Stojkov, Lekovski, Zaprov, D. Imeri, D. Jordanovski, Bortnjanski, A.L Weber, B. Graham, B.E King, Larry Bryant.