Në takimin e mbajtur midis kryeministrit Oliver Spasovski, zëvendës kryeministrja për çështje ekonomike Milla Carovska , Ministrit të Kulturës Hysni Ismaili, zëvendësministrit të Kulturës Vladimir Lazovski, dhe përfaqësuesve të SKRM, u dakorduan që neni nga Marrëveshja Kolektive me të cilën përcaktohen koeficientët e rinj të pagave të zbatohen nga 1 korriku i vitit 2020.
Marrëveshja Kolektive për Kulturë u lidh në 30.12.2019. Me nenin 130, u përcaktua shtyerja e zbatimit të Marrëveshjes Kolektive, por vetëm në lidhje me dispozitat e neneve 65 dhe 66 (pagat e punonjësve në fushën e kulturës), të cilat tani sipas marrëveshjes fillojnë të zbatohen nga 1 korriku i vitit 2020.
Me këtë, pagat në kulturë për muajin korrik do të llogariten në pajtim me koeficientët e përcaktuara në Marrëveshjen Kolektive.