Opera dhe Baleti Kombëtar të premten më datë (12.2 2021) në ora 20.00 do të shfaqë operën në një akt “Cavalleria Rusticana” nga Pietro Maskanji.
“Cavalleria Rusticana” është operë në një akt, një histori tragjike për trekëndëshin e dashurisë, për traditën që është pengesë midis pasionit dhe dashurisë, urrejtjes dhe hakmarrjes.
Dirigjent është Ivan Eminoviç, ndërsa marin pjesë solistët: Vesna Gjinovska Ilkova, Gjorgji Cuckovski, Boris Trajanov, Katerina Stojanovska dhe Sonja Pendovska Madevska, poashtu kori dhe orkestra e Operës dhe Baletit Kombëtarë. Ngjarja do të mbahet sipas protokolit të paraparëme gjendjen momentale të krijuar nga pandemia Kovid-19 për mbajtjen e ngjarjeve, të lejuara nga Komisioni për sëmundje infektive.