Ekspozita ndërkombëtare „Flux Identity“ në Çifte Hamam

од admin_kult

Pas shtyrjes një vjeçare për shkak të pandemisë me Covid-19, programi i Galerisë Nacionale këtë vit fillon me një ekspozitë ndërkombëtare„FLUX IDENTITY“, skenë bashkëkohore e artit në Kanada, në dialog me artistë nga Republika e Maqedonisë së Veriut.

Hapja e ekspozitës, e cila është në organizim dhe në bashkëpunim me Ambasadën e Kanadesë dhe OJQ “Vizart” nga Novi Sad-Serbi, do të mdahet nesër më 10 shkurt në orën 19:00 në objektin Çifte Hamam.

Ekspozita „Flux Identity“, përmban një dialog dinamik mbi temën e identitetit dhe diversitetit të tij e cila drejtohet nga artistë nga Kanada: Two Gullivers (Besnik dhe Flutura Haxhillari), Milutin Gubash, Sandra Bruster, Vesna Perunoviq, Koko Guzman, Boja Vasiq, Stuart Rid dhe Sadko Haxhihasanoviq dhe nga Maqedonia e  Veriut: Monika Moteska, Vana Urosheviq, Robert Jankuloski, Diana Tomik Radevska, Velimir Zhernovski, Shqipe Mehmeti. Autor i projektit dhe kuratorë është Svetllana Mlladenova nga ,,Vizart,,- Novi Sad, bashkëpunëtor profesional i projektit është Vesna Perunoviq dhe kurator-bashkëpunëtor i Galerisë nacionale është Ana Frangovska.Ekspozita është e hapur deri më 26 shkurt të këtij viti.

 

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе