Java e filmit të ri gjerman nga 1 deri më 7 shtator në kinemanë verore të Kinotekës

од admin_kult

Pas përfundimit të shfaqjeve në Strugë, “Java e filmit të ri gjerman” do të vazhdojë sonte në Shkup, në Kinemanë Verore “Verë e qetë” në Kinotekë, ku vizitorët do të mund të shohin arritjet më të fundit të kinematografisë gjermane.

Programi do të hapet sonte në orën 20:00 me filmin “Undine” të regjisorit Kristijan Petcol, dhe deri më 7 shtator do të shfaqen gjashtë filma të tjerë, çdo ditë në të njëjtën kohë dhe në të njëjtin vend.

Paralelisht me projeksionet në Shkup, vijojnë projeksionet edhe në Prilep më 3 dhe 4 shtator.

-Të gjitha projeksionet e Javës së filmit të ri gjerman do të shfaqen nën qiell të hapur me respektim të plotë të rekomandimeve për mbrojtje nga KOVID-19. Hyrja në të gjitha shfaqjet është falas dhe biletaria do të jetë e hapur çdo ditë nga ora 19, tha organizatori.

Java e filmit të ri gjerman këtë vit realizohet nga Qendra për inovacione sociale “Blink 42-21” në bashkëpunim me Kinotekën, “Drim Short- Strugë dhe Qendrën për kulturë “Marko Cepenkov” – Prilep, me mbështetjen e Ambasadës Gjermane në vend.

 

 

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе