Sot,ministrja e kulturës Irena Stefoska realizoi një takim pune me ambasadorin e Japonisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut,Savada Hironori.
Në takim u shqyrtuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit me Japoninë,dhe intesifikimin për shkëmbim kulturor midis të dyja vendeve mike.Për më tepër,ministrja Stefoska dhe ambasadori Japonez Hironori diskutuan për mundësinë e kyçjes të Agjencisë japoneze për përmirësimin e situatës në lidhje me trashëgiminë natyrore dhe kulturore të rajonit të Ohrit,dhe ruajtjen e saj në listën e trashëgimisë botërore të UNESKO-s.Gjithashtu u dakorduan për një vizitë në terren këtë pranverë në rajonin e Ohrit.
Bashkëbiseduesit theksuan marëdhëniet bilaterale ndërmjet të dyja vendeve,të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Japonisë të cilat janë marëdhënie tradicionalisht të mira dhe miqësore.Në takim u shpreh bindje se të dyja vendet mbeten të përkushtuara në zhvillimin e lidhjeve kulturore dhe krijimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve përkatëse nga sfera e kulturës.