Të dielën (14 nëntor) do të interpretohen dy performanca nga kolektivi “Ligna” nga Hamburgu,Gjermani.Ngjarjet janë prodhuar nga organizata “Fakulteti i gjërave që nuk mësohen – FR ~ U” me mbështetje të Gete –Institutit Shkup,dhe zhvillohet në kuadër të edicionit të 16-të të Festivalit të Arteve Bashkëkohore “AKTO”.
Përkatësisht,para Portës Maqedonia në ora 12:00 do të mbahet një manifestim publik i performancë si rezultat i punëtorisë interdisiplinore”E dëgjove reagimin e arkitekturës” nën mentorim të kolektivit “Ligna” që e përbëjnë Ole Fram dhe Torsten Mihaelsen nga Hamburgu,në bashkëpunim me FR ~ U/AKTO me Fakultetin e Arteve Dramatike –Shkup, dhe Fakultetin e Arkitekturës – Shkup.Pjesëmarrësit në performancë janë studentë të regjisë nga Fakulteti i Arteve të Dramatike,studentë të pikturës nfa Fakulteti i Arteve të Bukura dhe studentë nga Fakulteti i Arkitekturës.
Në kulmin e Qendrës tregtare të Qytetit –GTC Shkup,në ora 13:00 do të interpretohet performanca “Shpërndarje gjithkund!” e kolektivit “Ligna”,anëtarët e së cilës nëpërmjet mjeteve shprehëse koreografike,përdorin radion si instrument për politizim të hapësirës publike.