Duke përdorur teknika të regjistrimit fotogrametrik,është punuar model tre dimensional i bazilikës së hershme krishtere në kishën “Shën Erazmo” në afersi të Ohrit.
Sipas informacioneve nga Enti dhe Muzeu i Ohrit,modelin e bazilikës e ka punuar dr. Hristijan Talevski nga Instituti për kulturë të vjetër sllave në Prilep,ndërsa dokumentacioni i saktë i këtij ndërtimi,mbi të gjitha,do të përdoret për përgaditje të projekteve për konservim të arkitekturës dhe mozaikëve.
Bazilika e hershme krishtete në lokalitetin Maucker është zbuluar rastësisht në vitet e 70-ta të shekullit të kaluar.Gjatë hulumtimeve të kryera më vonë është zbuluar një neokropol që shtrihet mbi dhe përreth kishës “Shën Erazmo”.Objekti i vetë bazilikës është ndërtuar në një fazë,midis fundit të shek. të IV dhe fillimit të shek. të V,ndërsa më vonë është zgjeruar me disa rrindërtime anësore,ndarje dhe mure.