Ekspozita personale e pikturave nga artistja maqedonase Biljana Bilbiloska është e hapur në shtëpinë e poetit Gjura Jakshiq në Beograd.Në ekspozitë janë të shfaqura piktura të punuara gjatë tre viteve të fundit,në teknikën vaj dhe akril në pëlhurë dhe në karton.
Për këtë ekspozitë,dr.Aleksandar Andrija Pejovi thotë se fuqia e ngjyrës dhe forca e koloritit,më shumë dalin në pah në kuadër të aspektit noktoral të krijimtarisë së Bilbiloskës.
Artistja natën e sheh përmes shpërndarjes së vellos së kuqe mbi ngjyrën e kaltërt të natës,ndërsa jehona thjesht e shuan errësirën dhe terrin me dritën e saj shumë dimensionale e ngjyrave,të cilat dëgjohen më shumë dhe janë më depërtuese sesa tingulli.Në fakt,aftësia për të shfaqur tingullin në formë të ngjyrës,vizatimi i cili ka gjatësi,gjërësi,lartësi,thellësi por edhe drejtim,lënë përshtypjen më të madhe tek vëzhguesi i kësaj porosie artistike – thekson Aleksandar – Andrija Pejoviq.
Ekspozita do të jetë e hapur deri më 31 korrik.