Me 22 shtator në ora 12 në hapësirat e Qendrës për Kulturë në Dibër do të hapet ekspozita e pavarur të akademikut Adem Sulejmani.
Ekspozita do të jetë e hapur për vizitorët nga 25 shtator, në ekspozitë do prezantohen 19 vepra ku 10 prej të cilave janë mozaik të punuara nga guri drejtpërdrejtë me teknikë mozaik , kurse 9 piktura janë të punuara me vajë në pëlhurë dhe akril në pëlhurë-teknik e kombinuar.
Adem Sulejmani është piktorë akademik nga Rustushe. Ka kryer shkollën e artit në vitin 1980, Fakultetin e Arteve në vitin 1985, kurse studimet posdiplomike-pikturë në vitin 2010.