Shoqata e Artistëve të Artit Figurativ në Maqedoni, sot do ta vendosë ekspozitën “Skulptura Bashkëkohore“, në Qendrën e Arteve ART HAB, në Shkup. Ekspozita do të jetë e hapur për vizitorët prej 25 Shkurt dhe do të zgjasë deri më 8 Mars, nga e Hëna deri të Premten prej orës 10 :00 deri në ora 17:00.
Këtë vit, selektor i ekspozitës “Skulptura Bashkëkohore“ është historiani i artit Bllagoja Varoshanec. Marin pjesë Aleksandar Janev, Ana Dimçevska Semenpeeva, Angell Dimovski Çaush, Iva Stankovska, Lupço Bojarov, Maja Taneva, Marina Cvetanovska Martinovska, Pero Kovancaliev, Sasho Sazdovski, Sllobodan Millosheski dhe Zllatko Bojkovski.
Në ekspozitë do të ndahet një çmim në të holla nga familja e skulptorit të shquar Boro Mitriqevski, e cila e mban emrin e tij. Këtë vit fitues i këtij çmimi është skulptori Sllobodan Millosheski për veprën e titulluar ,, Ngritje “