Në Galerinë Nacionale,objekti “Stacioni i vogël” mbrëmjen e sotme me fillim në ora 19:00,do të hapet ekspozitë bienale me vepra të sesionit të 31-të dhe 32-të të Kolonisë Figurative “Galiçnik”.Të dy sesionet trajtojnë problemin e ekologjisë,mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe rikthimin e lidhjes së humbur me natyrën.
Shumica e veprave janë të punuara në media të reja si: video,videoinstalime,grafikë digjitale,fotografi,ndërhyrje në hapësirë,objekte,imazhe dhe grafika konceptuale.
Sesioni i treidhjetë e një kishte koncept me titull “Koegzistencë” ndërsa sesioni i treidhjetë e dytë kishte koncept me titull “Ndërhyrje vizuele”.
Në kuadër të ekspozitës do të prezantohen vepra të disa artistëve maqedonas,si dhe vepra të artistëve nga Kina,Kosova,Irani,Serbia,Uruguai,Qiproja,Turqia,Gjermania,Holanda,Polonia,dhe vende të tjera.
Ekspozita do të jetë e vendosur deri më 19 nëntor viti 2021.