Ivan Antonovski- fitues i çmimit “Antevo Slovo” për vitin 2020/2021

од admin_kult

Ivan Antonovski për këngën e tij “Le të jetë e shkruar”, është laureati i këtij viti i konkursit të katërt ndërkombëtar të poezisë “Antevo Slovo” i shpallur nga Manifestimi Ndërkombëtar i Poezisë “Angjelo la Vekija”,në bashkëpunim me Shoqatën për zhvillimin  e kulturës dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore “Kontekst” nga Strumica.

Siç paralajmëruan sot nga stafi i “Antevo Slovo”, vendimi për çmimin është sjellë nga juria e komisionit e “Antevo Slovo” për vitin 2020/2021 në Sicili të Italisë, e përbërë nga: Gero la Vekija, Mitko Gogov, Dragana Evtimova, Aleksandar Popovski dhe Zhorzh Popovski, pas shqyrtimit të më shumë se 120 veprave të paraqitura në konkurs.

Sipas jurisë së komisionit, kënga “Le të jetë e shkruar” nga Ivan Antonovski shquhet për origjinalitetin në interpretimin e tij, në një temë tash më të njohur: relacioni ndërmjet nesh dhe paraardhësve, por edhe ndërmjet gjeneratave më të reja.

Violeta Tançeva- Zlateva për punimin e saj të quajtur “Qelqi” është fituese e çmimit të dytë, ndërsa fitues të çmimit të tretë janë punimet me titull “Ishull” nga Iva Damjanovska dhe “I lindur jam”(Itali) nga Kristina Kamplone.Çmim special fituan Biljana Stankovska për “Syri i zi” dhe Beri Karter për “Ëndërrat e të paraburgosurit” (SHBA).  Autore e re është Vedrana Petrova me “Rrëfim”.

Autorët e shpërblyer do të jenë të përfaqësuar në antologjinë e re të Manifestimit Ndërkombëtar të Poezisë “Angjello La Vekija”.

 

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе