Konkretizohet bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Jadro – Shoqatës së skenës së pavarur kulturore,me një plan aktivitetesh dhe rekomandimesh thelbësore për sektorin kulturorë jashtë institucional.
Ministrja e kulturës,Irena Stefoska,në takim me përfaqësuesit e Këshillit Administrues të Jadros,shprehu kënaqësinë dhe nevojën për dialog dhe partneritet të përbashkët,për të përmirësuar gjendjen e skenës së pavarur kulturore.
Në takim u theksua rëndësia e veprimtarisë Interdisiplinare,e cila përfshin kontekstin socio-kulturor.Ministrja Stefoska e theksoi kontributin e sektorit të pavarur kulturor në vitin 2018,për zhvillimin e mëtejshëm dhe formësimin ideologjik të kësaj veprimtarie.
Përmes bashkëpunimit të ndërsjelltë,u dakorduan për të siguruar kushte dhe burime për edukim të të rinjve dhe artistëve të cilët janë më me pak përvojë dhe punonjësve të kulturës,për aplikim të sukseshëm në Konkursin vjetor të Ministrisë së Kulturës.U diskutua për procesin tashmë të filluar të digjitalizimit të Konkursit për projekte të interesit nacional për vitin 2022,si dhe për zgjidhjen e vërejtjeve konkrete në lidhje me kontratat e përdoruesve dhe burokratizimin e procesit.Gjithashtu u theksua nevoja për përfshirje të përkufizimeve të reja të profilit në lidhje me statusin e artisti të pavarur.
U theksua edhe rëndësia e mbështetjes së modeleve të reja të partneritetit civilo publik në kulturë,veçanërisht të rëndësishme për decentralizimin e saj,duke marrë si shembull Hapësirën kulturore – sociale Podium – Jadro në Kavadar,e cila e shërben Rajonin e Tikveshit.
Takimi u zhvillua në lokalet e Hapësirës Kulturore Shoqërore Qendra- Jadro,dhe është pjesë e procesit të konsultimit ndërmjet Shoqatës Jadro dhe Ministrisë së Kulturës të filluar në prill të këtij viti.