Informatë për pagesën e projekteve të realizuara nga programi i vitit 2020

од admin_kult

Qeveria e R. së Maqedonisë së Veriut, me vendim të seancës së mbajtur më 09.02.2021, e detyron Ministrinë e Kulturës që të mos i paguajë mjetet finansiare të shfrytëzusve tjerë, pa u vërtetuar baza ligjore.

Ministria bën përpjekje që, t’i paguajë paratë e shfrytëzusve të cilët i kanë realizuar projektet për vitin 2020, nga programet për muzikë dhe veprimtari artistike skenike dhe folklor, dhe veprimtaria  multidisiplinare.

Jemi të vetëdijshëm se Ministria, nga ky prolongim krijon pasoja tek shfrytëzuesit.

Ministria e Kulturës, ende është duke i pritur rezultatet e hetimit, të cilët policia financiare, është duke i realizuar për mbështetjen e projekteve të zgjedhura nga konkurset vjetore për finansimin e projekteve me interes nacional në kulturë për vitin 2020.

Prandaj, Ministria e Kulturës, edhe në këtë periudhë është duke i ndërmarrë të gjitha hapat e domosdoshme për tejkalimin e situatës së krijuar, dhe Qeverisë do t’i dorëzojë propozim për zgjidhjen e kësaj situate të padëshiruar.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе