Në Muzeun e Artit Bashkëkohor mbrëmjen e sotme (6 tetor) me fillim në ora 20:00,ligjerata do të mbaj Hedvig Fejen nga Holanda,themeluese dhe drejtoreshë e Bienales Evropiane të Artit Bashkëkohor “Manifesta”.Fejen do ti prezantoj edicionet e mëparshme të Bienales dhe do ti shpallë konceptet,programin dhe zhvillimin e edicionit të 14-të ardhshëm të Bienales me titull “Manifesta 14 Ballkani Perëndimor”.
Edhe pse selia e këtij edicioni do të jetë në Përishtinë,Bienalja do të realizohet edhe në qytete tjera të Ballkanit Perëndimor.Muzeu i Artit Bashkëkohor në Shkup,këtë vit bëhet institucion partner në organizim të “Manifesta 14 Ballkani Perëndimor:Koprodukcion i hapësirave të përbashkëta dhe formim i formacioneve të solidaritetit në Ballkanin Perëndimor dhe më gjërë”,i konfinansuar nga Bashkimi Evropian – njoftuan nga MAB.