Në kuadër të festivalit ,,Ditët e Muzikës Maqedonase”, Filarmonia sonte ,me fillim në ora 20, do të mbajë koncert me titullin ,,Valët e gravitetit”.
Në koncert do të interpretohen veprat:,, Lamento per Macedonia” nga Risto Avramovski, Cikli i orkestrës së harqeve ,,Ezera” nga Pande Shahov, ,,Tempera 4” nga Toma Proshev, ,,Aurora” Musis Amica Est” nga Goran Naçevski dhe Cikli i orkestrës së harqeve ,,Akvarell” nga Mihaillo Trandafillovski.
Veprat e Shahov dhe të Trandafillovskit në këtë koncert do ta përjetojnë premierën e tyre.
Me orkestrën e Filarmonisë do të dirigjon mjeshtri Sasho Tatarçevski, si solist do të interpreton Goran Naçevski.