IN Teatri i Dramës – Shkup,mbrëmë ishte mysafire në Festivalin Ndërkombëtar “RUTA Group Triglav” në Sarajevë,me monodramën “Karmen” të Biljana Dragiçeviq – Projkovska.Regjia dhe dramatizimi janë të Dean Projkovski,përkthimi është i Nenad Velkovskit,skenograf është Valentin Svetozarev,lëvizjet skenike të Olga Pango,kostumograf është Rade Vasilev,kompozitor është Goran Trajkovski,fotografitë dhe dizajni i afishes janë të Elena Bojaxhieva.
Festivali “RUTA Group Triglav” është i përbërë prej gjashtë teatrove të rajonit,dhe siç njoftojnë nga Teatri i Dramës,qëllimi kryesor i Festivalit është lidhja e gjashtë shtëpive përfaqësuese nga ish bashkimi në kuptim estetik,repertuar,por edhe në atë organizativ.
“Kjo paraqet një mundësi të shkëlqyer që shtëpitë e teatrove të prezantohen dhe të promovohen në rajon,dhe natyrisht ti hapim rrugë koproduksioneve të mëtejshme apo formave të tjera të bashkëpunimit”,informuan nga Teatri i Dramës.