Opera dhe Baleti Kombëtar nesër, më 19 shkurt në ora 20 do të zhvilloj ,,Gala Koncert Opere,, ku do të performojnë: Ristre Velkov-bariton, Biljana Josifov-sopran, Dragan Ampov-bariton, Zlata Toshevska- sopran dhe Ana Rojdeva- sopran, të shoqëruar nga orkestra e Operës dhe Baletit Kombëtar.
Dirigjent është Ivan Eminoviq, ndërsa mjeshtër koncerti Verica Lambevska.
Në kuadër tëprogramit, adhuruesit e operës do të mund të ndjekin shfaqjet e arieve nga klasikët më të mëdhenj të operës, vepra të Johan Shtraus, V. А. Mocart, Xhoakino Rosini, Xhuzepe Verdi, P. I. Çajkovski, Zhorzh Bize, Gaetano Doniceti, Zhakomo Puçini dhe Franc Lehar, nga operat “Lakuriqi”, “Toska”, “Karmen”, “Forca e fatit”, “Makbet”, “Evgjeni Onegin” dhe të tjera.
Ngjarja do të mbahet sipas protokolit të paraparëme gjendjen momentale të krijuar nga pandemija KOVID-19 për mbajtjen e ngjarjeve, të lejuara nga Komisioni për Sëmundjet Infektive.