Forum për trashëgiminë kulturore të “Sin shtit” dhe të “IKOM”

од admin_kult

Forum me temë “Vjedhje të objekteve të muzeve dhe tregti e palejueshme me të mirat  kulturore”, do të mbahet sot (e enjte,7 Tetor viti 2021) me fillim në ora 12:00 në Suli Han.

Çëllimi i forumit i cili është nën organizim të Komitetit Nacional Maqedonas për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore në rrezik “Sin Shtit” dhe Komitetit Nacional Maqedonas të IKOM,është përmes diskutimit të hapur të shënohen mangësitë,dobësitë dhe mekanizmat e parandalimit dhe mbrojtjes së trashëgimisë kulturore.

Për aspektin penalo – ligjor të mbrojtjes do të flasë prokurorja publike Maja Konevska nga Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit,Shkup,ndërsa për “Arkeologji vs “gërmime ilegal” do të flasë m-r. Pero Arxhanliev nga IN Muzeu Arkeologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut.Moderatore e ngjarjes është Olivera Xhartovska  Taçevska – kryetare e KNM “Sin Shtit”.

Forumi realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе