Edicioni i tridhjetetretë i manifestimit “Nata e Poezisë në Velestovë” fillon sot dhe do të zgjasë deri më 22 gusht,ndërsa do ti kushtohet poezisë së Risto Lazarov dhe krijimtarisë së artistëve të Ohrit,Slavko dhe Nikola Upevçe.
Ekspozita e përbashkët “Babai dhe biri Upevçe (kisha dhe mozaikë)”,do të vendoset në ambient të hapur dhe në verandën e kishës së “Shën Mërisë” në fshatin Velestovë.Me këtë rast,do të zbulohet mozaiku në të cilin është vendosur logoja e manifestimit të cilën e ka punuar Nikola Upavçe.Fjalim për Risto Lazarov do të mbajë Dimitar Pandev,ndërsa vargjet e tij do të interpretohen nga Ivica Conev.Në kitarë do të performoj muzicienti Martin Mileski.
Leximi ndërkombëtar do të mbahet më 21 gusht me fillim në ora 18:00 në kafenenë “Shila” në Ohër,me poezi nga: Kristin Omarsdotir dhe Sigurbjorg Trastardotir nga Islanda,Nadija Rebronja nga Serbia dhe Andrej Al-Asadi nga Maqedonia.
Edicioni i këtij viti i manifestimit do të zhvillohet sipas rekomandimeve dhe protokolleve për mbrojtje nga KOVID.