Me shfaqjen ”Në det të hapur” përfundon “Vera e Ohrit”

од admin_kult

Në Teatrin Antik në Ohër,mbrëmjen e sotme më 20 gusht me fillim në ora 21:00 me shfaqjen “Në det të hapur” në regji të Egon Savin,në interpretim të Teatrit të Dramës Jugosllave (Teatri i Dramës Jugosllave) nga Beogradi,Serbi,në mënyrë solemne do të përmbyllet edicioni i këtij viti i festivalit “Vera e Ohrit”.

Në shfaqje do të performojnë: Nenad Jezdiq,Sloboda Miqaloviq,Lubomir Bandoviq,Vesna Stankoviq,Bojan Lazarov dhe të tjerë.

Nga “Vera e Ohrit”,njoftojnë se bëhet fjalë për një shfaqje komplekse e zhanrit: tragjik,absurd dhe satirik.

“Është një histori për një lidhje dashurie të një gruaje të bukur,e martuar me një ministër të qeverisë.Në këtë dramë të gjithë janë të shantazhuar dhe të korruptuar,sepse janë njerëz të pushtetit apo të afërt me qeverinë.Pas familjes,marrëdhënieve miqësore dhe të dashurisë qëndron vetëm interesi.Të  gjithë kanë dobi nga kjo aferë.Nushiq nuk do të shkruante kurrë një shfaqje për një grua të re,të martuar që ka një dashnor,por kur ai i dashur është ministër në qeveri,atëherë ajo është çështje politike dhe shtetërore.Kështu Nushiq fillon ta shënoj ,,Në det të hapur”,një satirë e mprehtë mbi hipokrizinë politike dhe familjare dhe korrupsionin e pakufishëm të njeriut,si dhe frikën nga e vërteta dhe hakmerrjen e autoriteteve”, thuhet në njoftimin për shfaqjen.Regjisori i shfaqjes Egon Savin,është profesor i rregullt në Katedrën për regji teatrale në Fakultetin e Arteve të Dramës në Beograd.Ka bërë regjinë e shumë repertuarëve të ndryshëm të dramës – nga autorët bashkëkohor vendas,të cilëve ju a ka bërë regjinë në grupe joformale,deri tek klasikët botërorë në teatrot më të mëdha ndërkombëtare.Është fitues i çmimeve më të rëndësishme për regji brenda dhe jashtë vendit.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе