Me shfaqjen “” e bazuar nën motive të “Koriolan” nga Viliam Shekspir,projekt i autorit Andrash Urban,nën interpretim të aktorëve nga Teatri Kombëtar i Manastirit,mbrëmjen e nesërme më 8 shtator,fillon edicioni i 29-të i Festivalit të Teatrit Kamertal “Risto Shishkov” në Strumicë.
Organizatorët njoftojnë dhjetë shfaqje nga vendi dhe jashtë,dhe kujtojnë se Festivali do të mbahet deri më 13 shtator në Qendrën për Kulturë “Anton Popov” në Strumicë,me respektimin e protokolleve për Kovid.Gjithashtu shtojnë se juria e festivalit,e cila do të vendos për çmimin e vetëm për arritjen më të lartë të aktrimit “Risto Shishkov”,do të udhëhiqet nga fituasja e vitit të kaluar të çmimit,aktorja Aleksandra Peshevska,ndërsa anëtarë janë edhe aktorët Blagoj Çorevski dhe Petar Mirçevski.