,,Kolazh” është titulluar koncerti i ditëlindjes së Filarmonisë ku nesër, të enjten, në ora 20, do të interpretohen vepra nga Kamij Sen-Sans dhe Karl Marija Veber. Me orkestrën do të dirigjon mjeshtri Gabriella Babeshellea, solist do të jetë violonçelistja ruse Anastasija Kobekina.
Në këtë ditë, para 76 viteve është krijuar Filarmonia, vetëm 11 ditë, pas çlirimit të Shkupit. Krijuar në kushte të rënda, por në atmosferë fantastike dhe frymë-në liri! Për thuajse tetë dekadat e fundit, orkestra në mënyrë aktive luan muzikë dhe përforcohet, duke ushqyer frymën në të cilën është krijuar.