Festivali ndërkombëtar i kamerës së filmit ,,Vëllezërit Manaki” këtë vit nuk do të mbahet në formën e vet reale, por do të shënohet me një ngjarje qendrore me 19 shtator në oborrin e Entit dhe Muzeut në Manastir.
Motivi kryesorë i këtij vendimi i KA të SHPFM, ruajtja e shëndetit të publikes dhe mysafirëve dhe të punonjësve të filmit në situatën e paparashikuar me pandeminë dhe efektin negativ të imponuar në të gjitha segmentet e jetës, shpjegojnë organizatorët. Në ngjarje do të drejtohet organizatori i festivalit, kryetari i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, kryetarja e komunës së Manastirit, Natasha Petrovska, ambasadorja e SHBA,Kejt Mari Brnz, kryetari i SHPFM Igor Ivanov dhe Gena Teodosievska, drejtoresh e festivalit.
Gjatë kohës së ngjarjes do të drejtohet edhe fituesi i ,,Kamerës së Artë 300 për opusin e jetës “Janush Kaminski përmes video lidhjes, dhe ngjarja e plotë do të interpretohet drejtpërdrejt në programin e parë të TVM, dhe FB profilin e festivalit , na informojnë nga FNKF ,,Vllezërit Manaki”.
Regjisorit Stole Popov do ti dorëzohet çmimi të cilin e ndanë SHPFM ,,Yll i madh i Filmit maqedonas”. Kurse video lidhje pritet të ketë edhe kryetari i ri i Asociacionit Ndërkombëtar të kinematografisë (IMAGO), Kejs Van Ostrum. Në ngjarje do të prezantohet edhe një video për kinemanë e re ,,Manaki” në Manastir.