Më 27 maj në ora 20:00,me një minikoncert të xhaz përbërjes “Jordan Kostov Kvintet” i cili do të zhvillohet në oborrin e Kinotekës së R. së Maqedonisë së Veriut – në kinemanë verore “Verë e qetë”,fillon edicioni i 11-të i Festivalit Filozofik të Fimit.
Deri më 3 qershor,në programin e festivalit do të jenë të prezantuara 40-të filma,50-të ngjarje dhe 30-të mysafir vendas dhe ndërkombëtar.
Filmat do të shfaqen në kinosallë dhe ambient të hapur,në kinemanë verore “Verë e qetë”,në oborrin e Kinotekës,ndërsa programi edukativ dhe konferenca e parë ndërkombëtare “Filozofia dhe film”, mbeten të zhvillohen online.
Festivali,siç njofotjnë nga Shoqëria Filozofike e Maqedonisë,është i ndarë në shtatë segmente: Përzgjedhja zyrtare e filmave artistik të metrazhit të gjatë,Përzgjedhja zyrtare e fimave me metrazh të shkurtër (të dyja me karakter garues),Program i rishikimit:film – filozofi,Retrospektivë Tarkovski,Program edukativ,Konferenca e parë ndërkombëtare “Filozofija dhe filmi” dhe Programë shoqëruese.
Edicioni i njëmbëdhjetë i Festivalit Filozofik të Filmit,realizohet në bashkëpunim me Fakultetin Filozofik pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” dhe Kinotekës.Sponzorë institucionalë janë: Agjencia e filmit,Ministria e Kulturës dhe Qyteti i Shkupit.