“Fanfare për një mik” është titulli i koncertit që do të zhvillohet nesër në ora 20:00, të cilin Filharmonia ia kushton maestro Sasha Nikollovskit-Gjumar (1966 – 2017), një nga dirigjentët më të rëndësishëm të skenës tonë muzikore, me të cilin orkestra realizon një seri koncertesh të paharruara.
Dirigjenti është Gabriel Bebeshelea, dhe programi përfshin vepra nga Kopeland, Dika, Guno, Shmit, Shtraus dhe nga kompozitori i ri maqedonas Angel Spiroski.
“Fanfare për njeriun e thjeshtë” është një nga “uverturat” më domethënëse të kompozitorit amerikan Aron Kopland (1900 – 1990).
Në koncert gjithashtu do të promovohet edhe seriali “Bisedat para koncertit”,si një praktikë e re e Filharmonisë, përmes së cilës para koncerteve publiku do të njihet me punimet që do të jenë në program, si dhe kontekstin estetik dhe filozofik të kompozimeve. “Bisedimet para koncertit” do të realizohen brenda suazave të koncerteve me orkestrën Filharmonike, të cilat do të drejtohen nga maestro Gabriel Bebeshelea.