Ekspozitë jubilare në Çifte Hamam “Ivan Velkov-90 vjetori nga lindja e tij”

од admin_kult

Në Galerinë Nacionale (në objektin e  Çifte Hamam) nesër më 4 Mars do të jetë e hapur ekspozita jubilare “Ivan Velkov,90 vjetori nga lindja e tij” .Në ekspozitë do të prezentohen 90 vepra nga të gjitha fazat krijuese të Ivan Velkovit,të cilat janë pjesë e kolekcioneve të Galerisë Nacionale,Muzeut të Artit Bashkëkohor,Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës dhe Muzeut-Ohër,Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës dhe Muzeut-Shtip,Instituti Nacional Qendra e Kulturës “Anton Panov” –Strumicë,familja Velkovi,si dhe një pjesë e madhe e pronarëve privat.

Ivan Velkov (22.04.1930,Vranje-26.05.2008,Shkup) bie në rangun e piktorëve eminent maqedonas,në të njejtën kohë ishte edhe profesor universitar,antar i brezit të artistëve të pasluftës,i cili luajti një rol veçanërisht të rëndësishëm për zhvillimin e pikturimit maqedonas në vitet e 60-ta nga shekulli i kaluar.Ivan Velkov bën pjesë në rangun e autorëve më të rëndësishëm maqedonas,për faktin se me krijimet e tij ka bërë inovacione personale,por edhe një pjesë të lëvizjeve nga skena e artit botëror në vendin tonë.

Ekspozita do të jetë e hapur deri më 30 Mars 2021.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе