Në sallën e ekspozitave të Muzeut të Qytetit të Negotinës,më 29 korrik të vitit 2021,me fillim në ora 12:00,do të hapet ekspozita e ikonave e titulluar “Ikonat dhe ikonostaset nga kishat dhe manastiret në komunën e Negotinës nga shekulli XVIII deri në shekullin XX”.
Në kuadër të ekspozitës do të prezantohen 40 ikona nga kisha “Shën Ilija” nga fshati Vejsh,nga shekulli i XIX.Supozohet se ikonat janë të pikturuara nga Petre Paçarov,artist i Diço Zograf,në vitin 1879,i cili gjatë kësaj periudhe ka krijuar në rajonin e Tikveshit.
Ekspozita financiarisht është e mbështetur nga Ministria e Kulturës e R. së Maqedonisë së Veriut,si një projekt me interes nacional për vitin 2021.