Në Galerinë e Akademisë Nacionale të Arteve në Sofje,Bullgari,mbrëmë u prezantua ekspozita e fotografisë “Atje” nga regjisori Milço Mançevski.
Mançevski,në ekspozitë paraqitet me 88 fotografi me ngjyra,me temë fotografia e rrugës,ndërsa,siç informuan nga Qendra Kulturore Informative e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Sofje,me estetikën dhe dramën e tij të lartë,tërhoqi vëmendjen e publikut artistik dhe intelektual në Sofje.
Ekspozita do të jetë e hapur deri më 16 shtator,ndërsa më 10 shtator pritet Milço Mançevski të arrijë në Sofje,ku në Galerinë e Akademisë Nacionale të Arteve do të ketë hapje zyrtare të ekspozitës,ndërsa në Qendrën Kulturore Informative të R. së Maqedonisë së Veriut do të ketë dhe një takim me admiruesit e tij,artistët e rinj dhe studentët e studimeve për film.