Në Galerinë “Akademia”, të Akademisë Nacionale të Arteve në Sofje,Republika e Bullgarisë,mbrëmjen e nesërme më 2 Shtator,nga ora 17:00 deri në ora 20:00,do të jetë e hapur ekspozita me titull “Atje”,e përbërë nga vepra fotografike të regjisorit maqedonas Milço Mançevski.
Konor Mekgrejdi,në parathënien e librit “Atje”, sqaron se kjo ekspozitë e përmirëson dhe zgjeron opusin e derimëtanishëm të veprave fotografike të Milço Mançevskit.
“Si artist i cili punon edhe me film edhe me fotografi,qasja e Mançevskit ndaj krijimit të imazheve vazhdimisht i shtyn kufijtë dhe shmang konvencionalen.Përfshirja e tij e hershme në artin konceptual vazhdon të pasqyrohet në veprat e tij në media të ndryshme,ndërsa trashëgimia e avangardës historike shoqërohet shumë nga pikturat e vendosura në Atje”- theksoi Mekgrejdi.
Ekspozita,organizatorë të së cilës janë Qendra Kulturore Informative e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Sofje dhe Akademia Nacionale e Arteve në Sofje,do të realizohet në përputhje me masat dhe rekomandimet për mbrojtje nga virusi KOVID 19-të.