Në kuadër të edicionit të dytë të Festivalit Ndërkombëtar të letërsisë dhe ilustrimit për fëmijë,,Litera”, sonte do të hapet ekspozita për ilustrim të më të dalluarit të pikturës maqedonase, Dimitar Kondovski. Ekspozita do të hapet në Galerinë Nacionale, objekti ,,Malla stranica”, nën protokoll të veçantë të masave mbrojtëse të kKovid-19.
Në kuadër të festivalit, do të organizohen pesë punëtori ku do të marrin pjesë një numër i vogël i fëmijëve. Nëse e lejon moti, ato do të mbahen në oborrin e Hamamit të Daut pashës, dhe në rast ftohjeje ose shiu, aktivitetet do të zhvendosen brenda.