Dy koncerte nën organizim të Qendrës Kulturore Informative të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Shqipëri  

од admin_kult

Në organizim të Qendrës Kulturore Informative të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Tiranë,Republika e Shqipërisë,gjatë muajit shtator do të realizohen dy shfaqje muzikore.

Më 7 Shtator në Tiranë,do të prezantohet trioja harkore maqedonase e femrave “Trinity Strings” e udhëhequr nga violinistja Irena Stojanovska,e cila është muziciente profesionale në orkestrën e Operës dhe Baletit Nacional.Performanca do të jetë me karakter të hapur,ndërsa trioja do të interpretojë repertuar të muzikës klasike dhe tango.Koncerti është humanitar,ndërsa donacionet do t’i dhurohen Qendrës për Fëmijë me Sindromën Down në Tiranë.

Më 18 Shtator në Pogradec,është paraparë koncert ixhaz kuartetitmaqedonas “Çupa” (Chupa).Koncerti është në kudër të edicionit të 10-të jubilar të festivalit të njohur “Tirana Xhaz Festival”,i cili nga 10 Shtatori deri më 10 Tetor do të realizohet në disa qytete të Shqipërisë.Në xhaz kuartetin “Çupa”,anëtarë janë muzicient maqedonastë shquar të xhazit: Oliver Josifovski në kontrabas,Slavo Kocev në bateri,Kiril Kuzmanovski në saksofon dhe flautë,dhe Filip Dimishkovski në piano.

Drejtori i Qendrës Kulturore Informative maqedonase në Tiranë,Zlatko Origjanski,informon për aktivitetet e intensifikuara gjatë periudhës së ardhëshme,si dhe për përgaditjen e ekspozitës për Nënë Terezën.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе