Sekretari shtetëror Azirit priti në takim kolegen e tij nga Rumania, Oana Ursaka

од admin_kult

Sot (21 korrik), në hapësirat e Ministrisë së Kulturës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, sekretari shtetëror z. Valmir Aziri realizoi takim pune me delgacion nga Rumania, të paraprirë nga sekretari shtetëror i Qeverisë Rumune, Oana Ursake.

Gjatë takimit, sekretari Aziri shprehi kënaqësi për vizitën nga ana e delegacionit rumun, që siç potencoi ai, është mundësi e shkëlqyeshme për të inicuar projekte të përbashkëta përmes së cilave do ta thellojmë dhe avancojmë bashkëpunimin në sferën e kulturës.

Në atë kontekst u bisedua rreth mundësisë për të nënshkruar Programë bashkëpunimi në sferën e kulturës mes Ministrisë së Kulturës së Republikës së Maqedonsë së Veriut dhe Ministrisë së Kulturës së Rumunisë përmes së cilës do të krijohen kushte të volitshme për bashkëpunim aktiv dhe të drejtpërdrejt përmes Institucioneve në të gjitha segmentet e fushës së kulturës, artit dhe mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore.

Sekretarja shtetërore Ursake potencoi se Rumania është përkrahëse e madhe e Republikës së Maqedonisë së Veriut në rrugën e procesit të integrimit dhe njëkohësisht shfaqi interesim për të hapur Qendër rumune e cila do të jetë qendër informimi dhe lidhshmërie për pakicën rumune që jeton në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në fund të takimit të dy palët u dakorduan që çdo kulturë dhe nacionalitet në kontinentin Evropian paraqet pjesë të mozaikut të vlerave evropiane.

 

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе