Filloi Festivali i këngëve dhe valleve popullore “Ditët e Ilindenit”

од admin_kult

“E vjetra është e re”,është motoja e edicionit të 51-të të Festivalit të këngëve dhe valleve popullore “Ditët e Ilindenit” i cili filloi më 20 korrik në Manastir.

Nga Qendra për Kulturë e Manastirit,theksojnë se është paraparë program i gjërë përmes punëtorive,ekspozitave dhe simpoziumit profesional,që do të jenë një hyrje e këndshme në mbrëmjet e festivalit,të cilat me një defile të madhe në rrugët e Manastirit,do të fillojnë më 26 korrik dhe do të përfundojnë më 30 korrik.

“Mysafirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës,Rusia,Greqia,Kroacia dhe Shqipëria,do të sjellin folklorin nacional nëpër rrugët e Manastirit,nën dritat e skenave të festivalit,të cilat këtë vit do të jenë në disa lokacione të vjetra dhe të njohura,por edhe në disa lokacione të reja”,shtuan nga Qendra për Kulturë e Manastirit.

Festivali është nën patronazh të Kuvendit të R. së Maqedonisë së Veriut,dhe ky manifestim është pjesë e Programit vjetor me interes nacional të Ministrisë së Kulturës.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе