Do të konzervohen dhe restaurohen ikonostaset dhe pikturat murale në manastirin Karpino dhe në kishën në Mlado Nagoriçane

од admin_kult

Ikonostaset dhe pikturat murale në kishën “Shën Gjergji Fitimtar” në fshatin Mlado Nagoriçane dhe “Shën e Premtja” në fshatin Suv Orah në Kumanovë, do të konservohen dhe restaurohen.

Mjetet janë të siguruara nga Ministria e Kulturës, ndërsa projektet do ti realizojë Qendra Nacionale Konservatore-Shkup. Për mbrojtje direkte janë të parapara mjete: projektit për konservim dhe restaurim të pikturave murale i janë ndarë 1 milion denarë për kishën “Shën Gjergji Fitimtar” në fshatin Mlado Nagoriçane; për konservim dhe restaurim të 20 ikonave të festave dhe përkonstruksionin e ikonostaseve janë të ndarë 250 000 denarë,për fazën e dytë në këtë kishë e cila gjendet në Komunën Staro Nagoriçane.

Kisha paraqet monument kulturor nga shekulli i 16-të, e ndërtuar në stil bizantian.

Për Manastirin Karpino ose “Shën e Premtja” në fshatin Suv Orah janë ndarë 60,000 denarë,  për përgaditjen e një projektit për konservim dhe restaurim të konstruksionit të ikonostasës nga druri, (ikonostas i ri , shek. XIX) dhe konstruksionit të trarit ( ikonostas i vjetër, shek. XVI), ndërsa për konservimin dhe restaurimin e konstruksionit të ikonostasës nga druri (ikonostas i ri, shek.XVI) dhe të konstruksionit të trarit (ikonostas i vjetër, shek. XVI)për Manastiri e Karpinos janë parapara 100 000 denarë.

Manastiri Karpino ka qenë i njohur si qendër e njohur e shkrimit në shekullin 16,  i ndërtuar në stil bizantian. Koleksioni i vlefshëm i ikonave të festave ndodhet në galerinë e ikonave në Katedralen “Shën Nikolla” në Kumanovë.

Realizimi i projekteve do të jetë në përputhshmëri me dinamikën e paraparë dhe kushteve kohore.

 

 

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе