Edicioni i katërt i Manifestimit Ndërkombëtar “Ante Popovski – Penda e Antes”

од admin_kult

Me bisedë për të madhin Ante Popovski,hapje të ekspozitës,promovim të librit,ndarje çmimesh,dhe lexim të poezisë,sot më 24.09.2021 me fillim në ora 19:30 në Muzeun e Lëftës Maqedonase,fillon edicioni i katërt i Manifestimit të Poezisë dhe Kulturës Ndërkombëtar “Ante Popovski –Penda e Antes,,.

Bisedën për hapjen solenme do ta mbajë prof.dr. Kristina Nikolovska,ndërsa me fjalimin e drejtoreshës së Muzeut,Daniela Nikolova,do të jetë e hapur ekspozita e objekteve,dokumenteve dhe fotografive nga akademiku Ante Popovski,të cilat paraqesin fond të muzeut dhe tani,ndërsa për të parën herë do t’i prezantohen publikut me ratin e 90 vjetorit nga lindja e tij.

Në Muzej do të zhvillohet edhe veremonia qendrore e Manifestimit,në të cilën do të ndahet mirënjohja e nderit “Libri i artë i Antes”dhe çmimet nga konkursi për shkrime poetike “Penda e Antes” për vitin 2021.Fitues i këtij viti të mirënjohjes së nderit “Libri i Artë i Antes” është akademiku Vlada Urosheviq,ndërsa fitues i çmimit “Penda e Antes” është poeti Bratislav Tashkovski.Libri “Biseda qiellore” për të cilën mori çmimin,për herë të parë do të promovohet në kuadër të ceremonisë.Do të ndahen dhe çmimet: ”Monedha e artë e Antes” do ti ndahet Elizabeta Bakovka dhe Dimitar Arnaudov,ndërsa “Ora e Antes” çmimi për autorë të ri do ti ndahet Marija Filipova.Për arritjen e fituesve të çmimeve do të flasë prof.dr. Venko Andonovski,i cili këtë vit ishte dhe kryetar i jurisë së konkursit “Penda e Antes”.Në përfundimin e ditës së parë të manifestimit,do të mbahet dhe një lexim i poezisë.

Të shtunën maniofestimi do të vazhdojë në Lazropole,në vendlindjen e Ante Popovskit,ku do të zhvillohet simpoziumi shkencor “Veprimtaria e Antes” i cili këtë vit ka karakter ndërkombëtar dhe nga i cili do të dalë dhe përmbledhja e punimeve shkencore.Programi gjithashtu parashikon një mbrëmje me krijimtarinë e akademikut Ante Popovski,të quajtur sipas librit të tij të parë “Reflektime”.

Gjatë ditës së tretë të manifestimit,pjesëmarrësit do ta vizitojnë shtëpinë e lindjes së Ante Popovskit,ku më pas në Parkun e Letërsisë do të mbahet lexim i poezisë “Parashikime”.

Këtë vit manifestimi “Ante Popovski – Penda e Antes” ka një program të pasur,përmes së cilës bëhet përpjekje për të realizuar investimin në vlerat e qëndrueshme të kulturës maqedonase,për të promovuar produksionin letrar maqedonas dhe për të inkurajuar shkencën e letërsisë maqedonase.

Të gjitha aktivitetet e programit të manifestimit,do të realizohen duke iu përmbajtur protokolleve shëndetësore për mbrojtje nga KOVID-19.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе