Ministri i Kulturës Hysni Ismaili të gjithë qytetarëve të besimit Islam ua uron festën e madhe të myslimanve Fitër Bajramin.
„ Në emrin tim dhe në emër të Ministrisë së Kulturës, ua uroj festën e madhe të Fitër Bajramit. Uroj në këtë kohë kur njerëzimi po përballet me luftën e madhe kundër pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi, të tregoni durim dhe ditët e ardhshme festive ti kaloni me shëndet, gëzim dhe paqe në shtëpinë tuaj së bashku me familjen.
Këto ditë çdo njeri të konfirmoj vlerat e harmonisë, tolerancës dhe përparimit shpirtëror dhe të gjithë së bashku të kemi një jetë të qetë dhe të lumtur. Jam i bindur se mesazhi i festës së madhe do të konfirmojë edhe një herë se me përpjekje së bashku mund t’u përgjigjemi sfidave me të cilat përballet bota moderne dhe të gjithë së bashku do të jemi një shembull i mirë për brezat e ardhshëm “.