Shtëpia botuese “Makedonika litera” botoi librin “Nga kasaforta e Kryepeshkopatës së Ohrit – shënime për veprat e shejta dhe veprat artistike” nga Snezhana Filipova.
Në librin autorja shkruan për thesarin e humbur dhe të vjedhur të kishës maqedonase,për veprat artistike më të rëndësishme,shenja dhe objekte të artit të aplikuar që dikur ishin pjesë e kasafortës së Kryepeshkopatës së Ohrit,ndërsa sot janë të shpërndara kryesisht në disa muze fqinje.
Filipova shkruan për modelet e rëndësishme të qendisjes kishtare,relikeve,ikonave të vogla,… ndërsa libri përmban rreth gjashtëdhjetë fotografi dhe version të shkurtuar të tekstit në gjuhë angleze.
Dr. Snezhana Filipova,ka diplomuar në Fakultetin Filozofik në Shkup,ndërsa ka magjistruar në Institutin për Stuime mesjetare në Budapest,Hungari,dhe ka doktoruar në fakultetin Filozofik në Beograd.Deri më tani ka botuar mbi 60 punime profesionale dhe shkencore,si dhe shtatë libra profesional.