Me promovimin e përmbledhjes së tregimeve “Mëngjesi i të pagjumshmëve”nga Andrej Al-Asadi,në kafe librarinë “Bukva”,nga 14 deri më 19 shtator,në organizim të shtëpisë botuese “Begemot”,do të mbahet edicioni i pestë i Festivalit të Letërsisë “ArtArea”.
Në kuadër të programit do të zhvillohet promovim i:përmbledhjes së eseve “Intelektualë,Politikë,Kulturë” nga Danilo Kocevski,përmbledhje me fitografi “Planeti Rozë” nga Mirko Popov dhe Nita Muça (Pylli i çuditshëm),përmbledhje tregimesh “Në pika të shkurta” nga Sanja Mihaljloviq – Kostadinovska,përmbledhje tregimesh “Vite të brishta” nga Olivera Qorveziroska,si dhe përmbledhjet “Drejtësi për prozën e shkurtër”,”Inshallah,Madona,Inshallah” dhe “Mitologjia e tranzicionit”.
Në festival mysafir do të jenë autorët Milenko Jergoviq nga Kroacia,dhe Alek Popov nga Bullgaria,ndërsa me rastin e përkthimit të përmbledhjes maqedonase “Nxënësi i Xhejsonit” video fjalim do të ketë Drago Jançar,ndërsa është planifikuar dhe xhaz koncert i grupit “Leteçki pekinezeri duo”.
Në ditën e fundit të festivalit do të zhvillohen: ekspozitë e tabllove nga strip autorët maqedonas,strip punëtori për të rrinjtë me Nikola Temkov dhe Igor Jovçevski,panair i vogël i strip botimeve maqedonase,promovim i edicionit “Strip – Arti i Nëntë” nga Tomislav Osmanli,si dhe projeksione të filmave të animuar “Hansel dhe Gretel: ngjarje e vërtetë” dhe “Njeriu i cili nuk donte të vdiste”nga Goce Cvetanovski,dhe filmi i animuar i metrazhit të gjatë “Jon Vardar vs the Galaxy”.
Festivali është nën patronazhin e Evropa Kreative – Kulturë dhe Ministria e Kulturës,ndërsa partnerë janë kafe libraria “Bukva”,”Strip kvadrat”, “Bunker”, “Pylli i çuditshëm”.