Në nder të 100 vjetorit nga lindja e Blaze Koneskit,Agjencioni për Rini dhe Sport në pjesën e aktiviteteve për të rinj,shpërndau çmimet të kunkurseve për persona të rinj të talentuar.Konkurset e shpallura të titulluara “Poetë të rinj”, “Artistë të rinj” dhe “Artistë të rinj të muzikës” këtë vit ishin të lidhura me temën “100 vite të jetës dhe veprës së Blaze Koneskit”,me çka Agjencia për Rini dhe Sport u bashkangjit në shënimin e jubileut të të madhit të kulturës maqedonase.Ishin ndarë 14 çmime në tre kategori të ndryshme moshe.
Ky aktivitet i Agjencisë për Rini dhe Sport,ishte pjesë e Programit Nacional “Viti 2021 në nder të Blazhe Koneskit” i cili zhvillohet nën kujdesin e Presidentit të R. së Maqedonisë së Veriut,Stevo Pendarovski,Ministrisë së Kulturës në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës të R. së Maqedonisë së Veriut.