Në Asamblenë Zyrtare të Shoqatës së punonjësve të filmit,unanimisht u zgjodh drejtori i ri i Festivalit Ndërkombëtar të Kamerës së Filmit “Vëllezërit Manaki”,aktori Simeon Moni Damevski.
Sipas statusit të Shoqatës së punonjësve të filmit,mandati i Moni Damevskit është i vlefshëm për dy edicionet e ardhshme të festivalit.
Moni Damevski,e prezantoi propozim programin e festivalit,dhe premtoi se do të punojë për të ruajtur reputacionin të cilin e ka ky Festival Internacional i Kamerës së Filmit,njoftuan nga Shoqata e punonjësve të filmit.