Festivali “AKTO 19” vazhdon aktivitetet e tij sot në Manastir me manifestimin muzikor të “Qyteti më bën të këndoj”, i cili promovon skenën muzikore maqedonase, autorë dhe interpretues të rinj dhe të talentuar, cilësia dhe krijimtaria e të cilëve janë thelbi i kulturës urbane bashkëkohore dhe lokale.
Në programin e mëngjesit u promovua vinyl përmbledhja “Pop-Kulture”, kushtuar pop-produksionit bashkëkohor nga muzikantë të rinj maqedonas, edicion i cili u realizua në bashkëpunim me platformën “Forca e Rinisë nga EU” dhe përfshin këngë nga autorët e rinj më përfaqësues të estradës maqedonase.
Promovimin e përcolli ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska, në programin e së cilës prioritet janë të rinjtë. Për të, “Qyteti më bën të këndoj” është burim i krijimtarisë dhe promovues i artit dhe kulturës maqedonase.
Ministrja e Kulturës përshëndeti manifestimin me të cilin kultura urbane nderon Mirko Popovin sepse siç thotë organizatori i festivalit “Qyteti më bën të këndoj” është këngë e Popovit dhe “PMG Kolektiv”, emri i edicionit të 200-vjetorit të “ Përmbledhje PMG Recordings” dhe një nga programet e shumta të Mirkos për promovimin e muzikës maqedonase, i realizuar në bashkëpunim me miq nga Manastiri dhe me festivalin AKTO, si promotor afatgjatë i mendimit, artit dhe kulturës bashkëkohore.
Programi i mbrëmjes i eventit, i cili është pjesë e projektit “Hapësirë publike në lëvizje (te) II”, fillon në orën 22:00 dhe konsiston në shfaqje koncertesh nga brezi i ri i muzikantëve dhe DJ-ve.