Në rezidencën e Bashkimit Europian në Shkup, sot ishte e hapur ekspozita “Arti i Mërzisë i cili përbëhet prej skulpturave dhe veprave tjera artistike të ekspozuara në kopshtin e ndërtesës së rezidencës.
Ekspozitën e hapi ambasadori dhe kryetari i delegacionit të Bashkimit Europian në vendin tonë,Dejvid Gir dhe kryetari i Republikës së Maqedonisë së Veriut,Stevo Pendarovski, ndërsa në hapjen ishte pjesëmarëse edhe ministrja e kulturës Irena Stefoska.
Siç është cekur në lajmërim,ekspozita ka për qëllim,kreativiteti të jetë i pranuar në kohën e pandemisë botërore, si dhe të siguroj mënyrë për përkrahjen e artistëve lokal. Janë ekspozuar vepra të gjeneratave të ndryshme të artistëve maqedonas,doajen të artit dhe skulpturës bashkëkohore,artist të gjeneratës së mesme dhe autorë të rinj.
Në ekspozitë janë përfaqësuar vepra nga:Petar Haxhi-Boshkov,Gazafer Bajrami,Margarita Kiseliçka,Sasho Sazdovski,Goce Nanevski,Monika Moteska,Filip Velkovski,Jasmina Glavinçe,Igor Tanevski,David Atanasovski,Antonio Pirkoski,Aleksandar Eftimovski.