Thirrje publike për dorëzimin e kërkesës për përkrahje financiare të artistëve dhe punëtorëve të kulturës

од admin_kult
  1. LËNDA

Lëndë e mbështetjes financiare të artistëve dhe punëtorëve të kulturës është pagesa e njëhershme e mjeteve financiare për periudhën tremujore, me neto shumë prej 14.500,00 denarë, përkatësisht 18.000 denarë, përkatësisht 21.500 denarë, në pajtim me shumën e realizuar të të ardhurave nga neni 2 paragrafi 3 alineja 5 të Vendimit për mbështetje financiare të artistëve dhe punëtorëve kulturor.

Nën artist, në kuptimin e kësaj thirrje publike, nënkuptohet person fizik që krijon vepër autoriale nga sfera e krijimtarisë së artit ose realizon vepër të autorit, përkatësisht vepër nga krijimtaria popullore, pavarësisht nga arsimimi, statusi juridik, regjistrimi, shtetësia, ose lloj tjetër etj. Nën artist nënkuptohet edhe artisti i pavarur.

Nën punëtor të kulturës, në kuptimin e kësaj thirrje publike, nënkuptohet person fizik i cili kryen, hulumtim-shkencor, kritik i teorisë, punë edukative, kuratore, të producentit, bashkëpunëtor-artistik, menaxherik, specialistike-teknike, ose organizative në sferën e kulturës, pavarësisht nga arsimi, statusi juridik, shtetësia, lloj tjetër përkatësie etj.

  1. E DREJTA E PJESËMARRJES

Të drejtë në pjesëmarrje në thirrje publike kanë artistët dhe punëtorët e kulturës.

III. KUSHTTE PËR PJESËMARRJE

Artisti dhe punëtori i kulturës mund të jenë shfrytëzues i mjeteve financiare nëse i plotëson këto kushte:

  • shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut,
  • në tre vitet e fundit ka realizuar ose ka marrë pjesë në më së paku pesë projekte nga sfera e kulturës,
  • person i papunë sipas evidencës së Agjencisë së Punësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut,
  • nuk është shfrytëzues i pensionit sipas evidencës së Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor të Republikës së Maqedonisë së Veriut,
  • në periudhën prej janarit deri në gusht të vitit 2020 ka realizuar të ardhura me shumë neto deri 80.000,00 denarë, përkatësisht ka realizuar të ardhura me shumë neto deri 60.000,00 denarë, përkatësisht ka realizuar të hyra neto deri 40.000,00 denarë nga kryerja e punëve artistike ose profesionale në kulturë, sipas evidencës së Drejtorisë për të Ardhura Publike.
  1. DOKUMENTE

Për marrjen e ndihmës financiare, artisti ose punëtori i kulturës duhet t’i dorëzojnë dokumentet në vijim:

  • Kërkesë për marrjen e ndihmës financiare mbështetje financiare të artistëve dhe punëtorëve të kulturës;
  • Deklaratë për plotësimin e kushteve për marrjen e mbështetjes financiare.

Kërkesa dhe Deklarata janë dhënë në Shtojcat 1 и 2 dhe të Vendimit për mbështetjen financiare të artistëve dhe punëtorëve të kulturës (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 297/20).

  1. MËNYRA DHE AFATET E DORËZIMIT TË KËRKESËS

Formulari i kërkesës, Formulari i Deklaratës dhe Vendimi për mbështetjen financiare të artistëve dhe punëtorëve të kulturës me Shtojcat janë publikuar në ueb faqen e Ministrisë së Kulturës në ditën e shpalljes së kësaj thirrje publike.

  • Formulari i Kërkesës dhe Deklarata detyrimisht merren nga ueb faqja e Ministrisë së Kulturës kultura.gov.mkdhe plotësohen në formë elektronike me shënimin e të dhënave në vendin e shënuar dhe dorëzohen në formë elektronike në adresën elektronike info@kultura.gov.mk.
  • Afati i fundit për dorëzimin e kërkesës është 19.12.2020.
  • Kërkesat të cilat nuk dorëzohen në afatin e përcaktuar të kësaj thirrje publike, që nuk janë plotësuar në formularin që është pjesë përbërëse e kësaj thirrje publike dhe që nuk janë plotësisht të plotësuara, përkatësisht në Deklaratë nuk është përmendur profesioni, përkatësisht cilësia e pjesëmarrjes në realizimin e projektit nuk është dhënë përshkrimi i projektit dhe nuk janë përmendur vitet e realizimit të projektit, nuk do të shqyrtohen.
  1. LAJMËRIMI DHE MËNYRA E PAGESËS

Për mbështetjen financiare të artistëve dhe punëtorëve të kulturës do të vendos Komisioni për Mbështetje Financiare e përbërë nga pesë persona nga radhët e të punësuarve në Ministrinë e Kulturës. Komisioni, në bazë të plotësimit të kushteve, si dhe në bazë të dokumentacionit të plotë, do t’i dorëzojë listë ministrit të Kulturës. Ministri i Kulturës në afatin e përcaktuar në nenin 3 të Vendimit për mbështetjen e artistëve dhe punëtorëve të kulturës, do të sjellë vendim për përcaktimin e mbështetjes financiare.

Pagesën e mjeteve do ta realizojë Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në bazë të vendimeve të ministrit të Kulturës, dhe në pajtim me nenin 6 të Dispozitë me fuqi ligjore për formimin e Fondit për ndihmë dhe mbështetje për ballafaqim me krizën e shkaktuar nga virusi korona Covid-19 në afatin e përcaktuar në nenin 3 të Vendimit për mbështetje financiare të artistëve dhe punëtorëve të kulturës.

Kërkesë Për marrjen e mbështetjes financiare

Deklaratë Për plotësimin e kushteve për marrje të ndihmës financiare

Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе