Ekspozitë virtuale e veprave të piktorit akademik Robert Cvetkovski

од admin_kult

“Mesazh” është titulli i ekspozitës virtuale online të piktorit akademik nga Kriva Pallanka, Robert Cvetkovski. Ekspozita është realizuar në bashkëpunim me Qendrën Informative Kulturore të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Sofje, Republika e Bullgarisë, dhe mbështetet nga Ministria e Kulturës.

Për shkak të pandemisë së KOVID-19, nuk kishte mundësi që veprat të vendoseshin në galerinë e KIC të RMV-ut në Sofje, por artdashësit do të jenë në gjendje t’i shohin ato në mënyrë virtuale: https://robertcvetkovski.wixsite.com/robertcvetkovski/online-exhibition -2020.

Ekspozita është selektim i tridhjetë punimeve nga opusi i Cvetkovskit i krijuar gjatë katër-pesë viteve të fundit. Ekspozita u hap me përfshirjen online të autorit, me video prezantim dhe galeri online. Në linkun e postuar në faqen zyrtare të Cvetkovskit, si dhe në faqen e tij në Facebook, përveç ekspozitës, mund të shihni të gjitha veprat e tij.

Ekspozita “Mesazh” do të jetë në dispozicion të publikut deri më 30 dhjetor. Kjo është ekspozita e dytë e Cvetkovskit e realizua në nivel ndërkombëtar këtë vit, pas asaj në nëntor në Stamboll, Republikën e Turqisë. përndryshe, veprat e Cvetkovskit nga krijimtaria e tij tre dekadëshe gjenden në të gjitha kontinentet.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе