Komisioni nacional i UNESKO-s i R. së Maqedonisë së Veriut informon për thirrje të hapur të UNESCO-s për dorrëzim të fletëparaqitjeve për Programin për profesionistë të rinj për vitin 2021,me qëllim përfaqësim më të mirë gjeografik të punonjësve në Sekretariatin e Organizatës dhe përforcim të ekipit me kuadër të ri.
Kandidatët nga R. e Maqedonisë së Veriut,të cilët duan të aplikojnë në thirrjen,duhet ti plotësojnë kriteret e më poshtme:
- të jenë shtetas të R. së Maqedonisë së Veriut;
- të jenë deri në moshën tridhejtë e dy vjeçare,përfundimisht deri 31 dhjetor të vitit 2021,të jenë të lindur më ose pas 1 janarit të vitit 1989;
- të posedojnë një diplomë universitare për studime pasuniversitare të mbaruara (magjistër ose diplomë ekuivalente) në një nga fushat në vijim: arsim,kulturë,komunikim,shkencat shoqërore dhe humane,administratë biznesi,kontabilitete/financa,juridikut dhe marrëdhënieve ndërkombëtare;
- rrjedhshëm të flasin gjuhën angleze ose gjuhën frenge.Njohjen e të dy gjuhëve të punës do të jetë përparësi,ndërsa njohja e gjuhës arabe,kineze,ruse ose spanjole do të konsiderohet si përparësi.
Përpos kritereve të mësipërme,përzgjedhja do të bëhet në përputhje me vlerat themelore të UNESCO-s: integritet,profesionalizëm,respektim të diversitetit dhe përkushtim ndaj mandatit të UNESCO-s.Përvoja e mëparshme përkatëse profesionale mund të jetë një përparësi shtesë,por nuk është një kërkesë themelore për përzgjedhjen.
Lista e vendeve të punës,me një përshkrim të shkurtër të detyrave,përgjegjësive dhe kualifikimeve të nevojshme,është në dispozicion këtu. YOUNG PROFESSIONALS PROGRAMME (YPP) – 2021
Kandidatët e përzgjedhur do të jenë të punsuar me kontrat me afat të caktuar (niveli P1 dhe P2),në pozicione të cilat mund të jenë në selinë e UNESCO_s në Paris ose në një nga zyrat rajonale të UNESCO-s.Përtrirja e kontratës do të varet nga vlerësimi i hollësishëm i rezultateve të punës gjatë 9-të muajve të parë të periudhës në provë.
Kandidatët e interesuar duhet të dorrëzojnë dokumentacionin e mëposhtëm:
- biografi të shkurtër të kandidatit në gjuhën angleze,e cila nuk është e gjatë më shumë se dy faqe;
- letër për interesim në gjuhë angleze në të cilën është përshkruar vendi i punës për të cilin kandidati është i interesuar;
- çetrifikatë për shtetsi;
- kopje të diplomës e noterizuar;
- certifikatë e njohur ndërkombëtarisht për njohjen e gjuhës angleze dhe gjuhës frenge që nuk është më e vjetër se pesë vite
Për këtë qëllim,kandidatët e interesuar duhet të dorrëzojnë dokumentacionin e nevojshmëm me një letër shtesë,ku duhet theksuar se i referohet Thirrjes për aplikim për Programin për profesionistë të rinj për vitin 2021,deri tek Komisioni Nacional i UNESKO-s në R. e Maqedonisë së Veriut,nëpërmjet postës (Ministria e Kulturës rr. “Gjuro Gjokoviq” nr.61,1000 Shkup),dhe në formë elektronike në adresat në vijim: t.kraljevska@kultura.gov.mk dhe ljupco.smilev@kultura.gov.mk më së voni deri më 30 qershor 2021.
Komisioni Nacional për UNESCO-n në R. e Maqedonisë së Veriut,në përputhje me fletëparaqitjet e pranuara,do të bëj përzgjedhjen e 15-të kandidatëve më të susksesshëm,të cilat do të dorrëzohen për procesin e vlerësimit të mëtejshëm që do të zbatohet nga UNESCO.