Institucioni Nacional “Teatri Popullor” – Manastir,shënoi 77 vite nga formimi i tij.Më 14 nëntor të vitit 1994,me shfaqjen e dramës një aktëshe të Vlado Maleskit “Gjore pesëemërori” fillon repertori i shfaqjeve teatrale në gjuhën maqedonase dhe kjo datë konsiderohet si dita e themelimit të Teatrit Popullor të Manastirit.
Me kalimin e viteve,Teatri Popullor i Manastirit u shëndërua në një brend që me krenari kultivon gjuhën dhe kulturën maqedonase,duke i përfaqësuar ato në mbarë botën.
Në kuadër të shënimit të përvjetorit,në skenën e madhe “Blagoj Stefanovski – Bage” u luajt shfaqja “Person i dyshimtë” ndërsa në foajenë u ekspozuan fotografi nga shfaqjet e Petar Stavrev dhe Sasho Stavrev.